BE do të lidh rrjetin energjik me atë të Ukrainës

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 08:33
BE do të lidh rrjetin energjik me atë të Ukrainës

Ministrat e Energjisë nga vendet e Bashkimit Europian janë pajtuar të hënën që urgjentisht të lidhin sistemin e energjisë së Europës me rrjetin e Ukrainës, një lëvizje që do ta rriste pavarësinë nge Rusia pas pushtimit të vendit nga Moska.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, furnizuesi kryesor i Europës me gaz, kanë rritur shqetësimet për ndërprerjen e furnizimeve me energji elektrike dhe ka rritur prodhimin nga vendet e Bashkimit Europian për importimin e lëndës së parë për energji.

Kjo ka rritur shqetësime për sistemin e energjisë të vet Ukrainës dhe ministrat e BE-së të hënën kanë përkrahur një lidhje të planifikuar prej kohësh me rrjetin elektrik të Ukrainës me Europën.

“Kishte një dokordim te të gjitha palëve në tavolinë. Bazuar në këtë, ne do të lëvizim përpara … ta lidhim sistemin elektronik të Ukrainës sa më shpejt që është e mundur”, tha komisionari për Energji, Kadri Simson pas këtij takimi, transmeton GazetaExpress.

Ukraina shkëputi rrjetin elektrik nga Rusia javën e kaluar dhe ka kërkuar për sinkronizim emergjent me sistemin europian. Kjo do të thotë që Rusia nuk do të këtë më kontroll teknike në rrjetin e Ukrainës, të tilla gjëra si frekuenca e rrjetit. etj. Zyrtarët e BE-së kanë thënë që lidhje mund të kompletohet brenda javëve.

Simson tha që është e mundshme që Rusia të “marrë hapa hakmarrës” që ndikojnë në furnizimin me energji në Europë, si kundërpërgjigje për sanksionet e perëndimit, por me rezervat e gazit dhe rritjen e gazit natyror likuid bën që Europa ta kalojë këtë dimër me këto rezerva.

Komisioni javën e ardhshme do të propozojë një kërkesë për vendet që të mbushin rezervat e gazit në nivel minimum para dimrit, për t’u forcuar kështu nga ndonjë rritje e paarsyeshme e çmimit, thuhet në një draft plan që e ka parë Reuters.

Propozimet po ashtu do të përfshin masat për shpërndarjen më të shpejt të energjisë së rinovueshme, pasi që Brukseli e rithekson nevojë për t’u larguar nga fosilet e lëngjeve djegëse –  jo vetëm si masë për ndryshimet klimatike, por edhe si masë sigurie.

Për të arritur synimet e tyre për klimën deri më 2030, BE pret që të reduktojë konsumimin e gazit më shumë se në 25 për qind, në nivele të 2015, edhe pse gazi pritet që të mbetet lënda kryesor për energjinë në Europë për së paku edhe dekadën e ardhshme.

“Ne duhet të punojmë për të zhvilluar energji që emeton më pak karbon, burimeve të rinovueshme. kështu që ne nuk do të jemi më të varur nga gazi”, tha ministrja i tranzicionit ekologjik, Barabara Pompili, e cila kryesoi takimin e ministrave.

Rusia furnizon rreth 40 për qind të Europës me gaz. Rregullat e BE-së kërkojnë që çdo vend anëtarë të këtë një plan që t’ju përgjigjet furnizimeve me gaz në rast të krizave, të cilat ata i kanë rishikuar javën e fundit.

Analistët kanë thënë që ndalimi i plot ose i zgjatja e furnizimit me gaz nga Rusia për Europën do të shkaktonte goditje të rëndë ekonomike, ku do të merreshin masa emergjente që do dërgonin të mbyllja e fabrikave.

Çmimet holandeze të gazit u rritën për 11 për qind të hënën, pas shqetësimeve për ndërprerje të furnizimit me gaz nga Rusia. Gazprom tha se po furnizonte me gaz përmes Ukrainës në përputhje me kërkesat e konsumatorëve të tyre europian.

Ministrat e BE po ashtu kanë diskutuar propozimin e Greqisë për një fond të ri të BE-së për të ofruar kredi me interes të ulët për të ndihmuar qeveritë të financojnë masat për çmimet e larta të energjisë.

Rritja e çmimeve të gazit muajve të fundit ka rritur faturat për ekonomitë familjare dhe industritë, duke bërë që shumica e qeverive të 27 vendeve të BE-së të ofrojnë subvencione në pagesat e faturave të qytetarëve.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë pasojat e pushtimit rusë për çmimet e energjisë dhe sigurimin e energjisë”, tha ministri i energjisë së Greqisë, Kostas Skrekas. 

(Kosova Sot Online)