Sulmet ruse godasin qendrën e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 09:02
Sulmet ruse godasin qendrën e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës

Qendra e Harkivit është goditur nga raketat ruse.

Në mëngjesin e së martës është thënë të jenë shënjestruar zyrat qeveritare në Sheshin Liria në qendër të qytetit.

Në disa pamje në rrjetet sociale shihet sesi raketat godasin ndërtesën e administratës rajonale.

Ende nuk është raportuar për viktima.

Harkivi është përballur me sulme të mëdha dhe goditje me raketa në ditët e fundit.

Ai është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka 1.6 milion banorë./Rel

(Kosova Sot Online)