Pamje nga sulmi me raketa në një ndërtesë qeveritare në Kharkiv

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 09:16
Pamje nga sulmi me raketa në një ndërtesë qeveritare në Kharkiv

Në pritje të një raundi tjetër bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës, forcat ruse kanë sulmuar një administratë e cila ndodhet në qëndër të Kharkivit. Sulmi me raketa ka ndodhur në administratën rajonale të Kharkiv, sipas një videoje të postuar në Twitter.

Në pamje shihet, ndërtesa duke shpërthyer në flakë, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi. Deri më tani nuk ka të raportuar për viktima apo të plagosur.

Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pasur luftime të ashpra dhe bombardime të shumta ajrore gjatë ditëve të fundit. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

(Kosova Sot Online)