“Yes, yessss!”, ushtria ukrainase i rrëzon edhe dy helikopterë rusë

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 11:52
“Yes, yessss!”, ushtria ukrainase i rrëzon edhe dy helikopterë rusë

Ushtria ukrainase ka hyrë në ditën e gjashtë të luftimeve për mbrojtjen e vendit teksa Rusia duket se e ka intensifikuar pushtimin.

Megjithatë, autoritetet ukrainase vazhdojnë të flasin për fitore. Në një video të publikuar nga “Nexta”, shihen dy aeroplanë rusë teksa rrëzohen, ndërsa aksioni komentohet me entuziazëm: “Yes, yesss!”.

Nata e fundit ishte e përgjakshme për Ukrainën. Vendit iu vranë së paku 70 ushtarë në një bazë ushtarake.

(Kosova Sot Online)