Shtesat për gratë lehona dhe për fëmijë do të dalin me këtë datë!

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 12:04
Shtesat për gratë lehona dhe për fëmijë do të dalin me këtë datë!

Gratë lehona të cilat po mbështeten nga Qeveria e Kosovës me shumën 170 euro në muaj, do të marrin këtë pagesë me datën 5 mars.

Në po të njejten datë do të bëhet edhe ekzekutimi i pagesave edhe për fëmijët, me shumën 20 dhe 10 euro, varësisht nga mosha e tyre.

Lehonat e papunësuara do të marrin nga 170 euro për gjashtë muaj, derisa lehonat e punësuara për tre muaj do të marrin të njëjtën shumë

(Kosova Sot Online)