Fotografia që duhet ta shohë e gjithë bota: Fëmijët jetimë të strehuar në një bodrum nga frika e bombardimeve

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 12:18
Fotografia që duhet ta shohë e gjithë bota: Fëmijët jetimë të strehuar në një bodrum nga frika e bombardimeve

“Një foto që duhet ta shohë e gjithë bota!”. Kështu e përshkruan Parlamenti i Ukrainës një fotografi të fëmijëve jetimë të strehuar në një bodrum.

Teksa shumë fëmijë me familjet e tyre janë larguar nga Ukraina, janë disa fëmijë jetimë që mbeten nën mëshirën e përkujdesësve të tyre, përveçse nën mëshirën e fatit për të mos u vrarë nga forcat ruse.

“Kjo është një strehë në një jetimore të specializuar në Kropyvnytskyi! Janë të gjithë jetimë!!!”, thuhet në postimin e parlamentit ukrainas.

(Kosova Sot Online)