Johnson: Putin është i përgatitur për taktika barbare ndaj civilëve

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 12:29
Johnson: Putin është i përgatitur për taktika barbare ndaj civilëve

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se është e qartë që presidenti rus Vladimir Putin është i përgatitur që të përdorë “taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm për të bombarduar blloqe ndërtesash dhe për të hedhur raketa në ndërtesa që të vrasë fëmijët”.

Këtë deklaratë, ai e bëri nga Polonia në një konferencë të përbashkët që pati me homologun e tij Mateusz Morawiecki.

Johnson tha se “tragjedia” që Britania e Madhe dhe të tjerët parashikuan tani veçse ka ndodhur dhe madje “më e keqe sesa pritej”.

Johnson po takohet me aleatët kryesorë evropianë në Poloni për të folur për agresionin rus në Ukrainë.

(Kosova Sot Online)