Boris Johnson lartëson Zelenskiyn: Ai po e mobilizon tërë botën

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 12:33
Boris Johnson lartëson Zelenskiyn: Ai po e mobilizon tërë botën

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar të martën në Varshavë se në kontinentin europian aktualisht po ndodhë një katastrofë, por ka theksuar se Qeveria polake dhe populli atje janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe inspiruese për adresimin  e krizës humiantare.

“Ne në Mbretërinë e Bashkuar jemi të gatshëm që të ndihmojmë, kemi ndihma humanitare që janë duke ardhur – mendoj se dy aeroplanë me furnizime kanë ardhur, do vinë edhe tjera” ka thënë Johnson.

Qeveria britanike është duke u përballur me presion nga konservatorët dhe opozita që të bëjë më shumë dhe të marrë më shumë refugjatë, shkruan The Guardian.

Johnson i ka thënë homologut të tij Mateusz Morawiecki se Londra është e gatshme të pranojë më shumë refugjatë.

“Ne jemi të gatshëm, të marrim më shumë refugjatë në vendin tim në numra të konsiderueshëm, siç e kemi bërë gjithmonë dhe sic do ta bëjmë edhe në të ardhmen.

Johnson në Poloni ka folur edhe për Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.

“Mendoj se ai ka inspiruar dhe mobilizuar jo vetëm njerëzit e tij. Ai po inspiron dhe mobilizon botën e hidhëruar me atë që po ndodhë në Ukrainë” ka thënë Johnsn.

(Kosova Sot Online