Mehaj me kërkesë për qytetarët për kampanjën ‘Kosova në NATO’

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 12:38
Mehaj me kërkesë për qytetarët për kampanjën ‘Kosova në NATO’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga bashkombasit që jetojnë në Evropë që të ftojnë miqt e tyre spanjoll, grek, rumun, sllovak e qipriot që ta dëgjojnë të vërtetën rreth Kosovës.

Ai ka këkuar poashtu që në profilet e rrjeteve sociale të vendosin thirrjet për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe në BE.

“Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj, Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë: – Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë. – Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë. – Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane. Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO #KosovoInEU”, ka shkruar Mehaj.

(Kosova Sot Online)