Ramush Haradinaj i drejtohet me pesë kërkesa kryeministrit Kurti

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 13:00
Ramush Haradinaj i drejtohet me pesë kërkesa kryeministrit Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar sërish kryeministrit Albin Kurti, me disa kërkesa.

Kërkesa e parë që Haradinaj i ka bërë Kurtit është ajo për Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit që t’i sjell në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK’së, me nenin për donacione dhe projektligjin për Fondin për Donacione për FSK.

I pari i AAK’së ka kërkuar që Kurti ta rishikojë vendimin për projektin e gazsjellësit amerikan dhe të heq dorë nga “dialogu i teknikëve” dhe të përcaktohet “në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”

“Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës!”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)