Çfarë i bëri Kharkivit? Ukraina e bën krahasimin e qytetit heroik në kohën e sulmeve të Hitlerit dhe tash të Putinit

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 13:08
Çfarë i bëri Kharkivit? Ukraina e bën krahasimin e qytetit heroik në kohën e sulmeve të Hitlerit dhe tash të Putinit

Në ballinat e mediave botërore është bërë krahasimi i presidentit rus me Hilerin. Ukraina, ndërkaq, ka krahasuar gjendjen e qytetit të Kharkivit nga sulmet e Putinit tash, me sulmet e lideri të Gjermanisë naziste.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në një postim të saj i ka krahasuar Luftën e Dytë Botërore me luftën që po bëhet në territorin e saj, prej kur e sulmoi Rusia.

Invazioni i Hitlerit është barazuar me invazionin rus, sipas autoriteteve ukrainase.

“Kharkivi është një qytetet që është mbajtur heroikisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe, tashmë një qytet heroik, në luftën Rusi-Uikrianë”, thuhet në postimin e Ministrisë.

Qyteti i Khaerkivit, që është i dyti më i madhi në Ukrainë, është sulmuar disa herë prej forcave ruse, që nga 24 shkurti kur Rusia hyri me forcë ushtarake në territorin e Ukrainës. Gjatë natës së 1 marsit, nga një sulm i rusëve, janë vrarë së paku 70 ushtarë ukrainas.

Kharkivi ka qenë cak i sulmeve edhe dje gjatë ditës. Nga disa sulme ajrore, kanë mbetur të vrarë disa civilë, ndërsa janë plagosur mijëra të tjerë.

Ndryshe, revista “Time” ka publikuar në ballinën e saj një portret të presidentit rus, Vladimir Putin, i gërshetuar me detaje të fytyreës së diktatorit Hitler. 

(Kosova Sot Online)