Ehat Miftaraj: Nëse shfuqizohet ligji për pjesëmarrje në luftërat e huaja, duhet të lirohen të dënuarit që luftuan në Siri

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 09:40
Ehat Miftaraj: Nëse shfuqizohet ligji për pjesëmarrje në luftërat e huaja, duhet të lirohen të dënuarit që luftuan në Siri

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të promovojë idenë që qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftëra të huaja. Në të kundërtën, Miftaraj thekson se nëse lejohen qytetarët për të marrë pjesë në luftëra të huaja duhet të lirohen të gjithë personat e dënuar për pjesëmarrje në luftërat në Siri apo shtete të tjera.

Përveç kësaj, në këso situate, Miftaraj thotë se duhet të pushojnë edhe procedurat penale për rastet që janë në procedura.

Ai thotë se ndihma duhet dhënë në mënyra të tjerë, si p.sh., përmes ndihmës financiare.

Postimi i tij i plotë:

Debati per te lejuar shtetasit e Republikes se Kosoves per te luftuar ne Ukraine, duhet te kete parasysh se nese Kuvendi i Kosoves shfuqizon ligjin permes te cilit pjesemarrja ne luftera te huaja nuk konsiderohet si veper penale, ne te njejten kohe  duhet te lirohen te gjithe ata shtetas te Kosoves qe jane denuar per pjesemarrjen ne luftera ne Siri apo shtete tjera, perfshire duhet te pushojne procedurat penale per rastet qe jane ne procedura.

Me fjale tjera, as nuk duhet te kete fare debat per kete teme.

 Kuvendi i Kosoves e as Qeveria nuk duhet ne asnje rrethane te promovojne idene qe shtetas te Kosoves te marrin pjese ne luftera te huaja, kudo qofshin ato.

Nese shteti deshiron ti ndihmoj nje shteti te caktuar per te qene pjese e aleancave te shteteve demokratike per te mbrojtur vlerat njerezore, le te bej ne menyre institucionale, qofte permes ndihmes financiare dhe humanitare sipas mundesive qe ka ne dispozicion.

(Kosova Sot Online)