Brenda Kyivit, shikoni gjendjen në kryeqytetin e Ukrainës

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 10:51
Brenda Kyivit, shikoni gjendjen në kryeqytetin e Ukrainës

Gjendja në Kyiv, kryeqytetin e Ukrainës, është e qetë dhe e tensionuar teksa zbardh mëngjesi, raporton CNN.

Ka postblloqe në të gjithë qytetin dhe radhë të gjata përpara baranatoreve ndërsa qyteti përgatitet për një ditë tjetër sulmesh dhe shpërthimesh të mundshme, ndërsa forcat ruse shtojnë sulmin e tyre.

Gazetarët e CNN në terren panë një grua duke shëtitur një qen në rrugë, por përndryshe nuk ka ndonjë njeri jashtë. Shumica po strehohen në bodrume e hapësira të tjera nëntokësore. Thasë me rërë, barriera kundër tankeve dhe grumbuj blloqesh betoni janë të mbushura rreth postblloqeve të qytetit.

Sot është i lagësht, bie shi. Shumë vullnetarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale që drejtojnë pikat e kontrollit mund të identifikohen nga shiritat e tyre të verdhë në krah. Disa janë të veshur me kamuflazh, megjithëse të tjerë janë të veshur me rroba civile — xhinse e pantallona tjera dhe pushkë të sapomarra të varura anash.

KYIV, UKRAINE – MARCH 02: Soldiers are seen around piles of sand used for blocking a road in Ukrainian capital, Kyiv amid Russian attacks on March 02, 2022. (Photo by Aytac Unal/Anadolu Agency via Getty Images)

(Kosova Sot Online)