Ishin tmerrësisht të saktë, diplomati i njohur lëvdon CIA’në dhe MI6

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 11:03
Ishin tmerrësisht të saktë, diplomati i njohur lëvdon CIA’në dhe MI6

Ish -Kryeministri dhe Kryediplomati i Suedisë Carl Bildt në një cicërimë në twitter ka folur për analizat e shërbimeve sekrete, në bazë të cilave SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar për atë që do të bëjë Rusia në Ukrainë. Bildt ua ka njohur meritat shërbimeve të këtyre dy vende duke thënë se ato ishin tepër korrekte me informatat e tyre.

“Do ta dimë me kohë, por deri më tani duket se shërbimet e SHBA’së dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin tepër të sakta rreth grumbullimit të Rusisë, dhe për qëllimet e Putinit përderisa të tjerët ishin më të dyshimtë” ka shkruar Bildt

(Kosova Sot Online)