Britania e Madhe s’ndalet: Ia vendos edhe këto sanksione Rusisë

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 11:24
Britania e Madhe s’ndalet: Ia vendos edhe këto sanksione Rusisë

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liza Truss, ka bërë të ditur se shteti i saj ka vazhduar me zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë së Vladimir Putinit pas agresionit në Ukrainë.

Truss ka thënë se Britania e Madhe ka marrë vendim që t’ua ndalojë anijeve ruse të shfrytëzojnë portet detare të Britanisë së Madhe, dhe gjithashtu ka ndaluar aktivitetin e bankës ruse “Serbank” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo thotë se përmes kësaj  do ta izolojnë edhe më shumë ekonominë ruse dhe do ta dëmtojnë.

“Ne po i ndalojmë anijet ruse nga portet e Mbretërisë së Bashkuar dhe po parandalojmë më shumë banka ruse, përfshirë Sberbank, të bëjnë biznes përmes sistemit tonë financiar. Kjo do të dëmtojë ekonominë e Rusisë dhe do t’i izolojë më shumë”, ka shkruar Truss.

(Kosova Sot Online)