Lexoni edhe:
‘Prokurori që i liroi spiunët serb, blerës të simboleve të UÇK-së,një shërbëtor besnik i BIA-s serbe’
Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, është një prej miqve më të ngushtë të Vladimir Putinit në Serbi. Kreu i Kuvendit të Serbisë së fundi ka thënë se nuk duhet vendosur sanksione kundër Rusisë pavarësisht agresionit dhe luftës që Putin ka nisur në Ukrainë, duke treguar hapur rreshtimin e Serbisë kah Lindja.
Daçiq s’kishte ngurruar që ta argëtonte Vladimir Putinin në një organizim në vitin 2019, duke e kënduar këngën folklorike ruse “Kalinka” që i kushtohet dashurisë.
Gjatë kësaj performance, Daçiq ishte duartrokitur edhe nga Aleksander Vuçiq dhe Millorad Dodik, të cilët gjendeshin bashkë në një tavolinë.
Ndryshe Putin e kishte dekoruar Daçiqin edhe me “Medaljen e Miqësisë” në janar të vitit 2018.
(Kosova Sot Online)