Komandot e FSK-së trajnohen për shkathtësi luftarake nga forcat amerikane

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 12:15
Komandot e FSK-së trajnohen për shkathtësi luftarake nga forcat amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se komandot e FSK-së po vazhdojnë trajnimet në shkathtësitë luftarake me instruktorët e forcave aleate amerikane.

“Sot isha në Aeroportin e Gjakovës ku vizitova komandot tona të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët janë duke realizuar, me instruktorët ushtarakë amerikanë, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale”, ka shkruar Mehaj.

Ai tha se nga afër pa nivel shumë të lartë të përgatitjes së komandove të Kosovës për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë.

“Së bashku me forcat aleate amerikane gjithnjë e më të fortë!”.

(Kosova Sot Online)