Zyrtarizohet Emisari Special i Gjermanisë, Kurti: Mezi pres të punoj ngusht me të

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 12:18
Zyrtarizohet Emisari Special i Gjermanisë, Kurti: Mezi pres të punoj ngusht me të

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë zyrtarizimin e Manuel Sarrazin si Emisar Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Shefi i qeverisë tha se mezi pret të punojë ngushtë me të.

“Lajm i mirë nga Berlini: Pas vendimit historik të Bundestagut të dielën e fundit, Manuel Sarrazin   është zyrtarisht i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime të kaluara tona. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)