Vdes në moshë të re mamia që punoi për shumë vjet në QKUK

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 12:50
Vdes në moshë të re mamia që punoi për shumë vjet në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e mamisë Behare Brahaj.

Në njoftimin e SHSKUK’së thuhet se Brahaj ka punuar për shumë vite si mami në Klinkën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK.

Ky institucion u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të shëndetësisë.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për vdekjen e Behare Brahaj e cila për shumë vjet punoi si mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK’së.

(Kosova Sot Online)