“Veprime të koordinuara me Boris Johnsonin e Britanisë”, çfarë po paralajmëron Zelenskyy

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 13:04
“Veprime të koordinuara me Boris Johnsonin e Britanisë”, çfarë po paralajmëron Zelenskyy

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se kanë koordinuar veprimet me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe i ka raportuar atij për gjendjen në Ukrainë, konkretisht mbi mbrojtjen që po e bën ushtria ukrainase dhe krimet e fundit të Rusisë kundër popullsisë civile.

Zelenskiy ka falënderuar Britaninë për ndihmën e vazhdueshme që po ia jep kundër agresionit rus.

“Veprime të koordinuara me kryeministrin britanik, Boris Johnson. I raportova mbi rrjedhën e mbrojtjes së Ukrainës dhe krimet e fundit të Rusisë mbi popullatën civile. Jemi mirënjohës ndaj Britanisë për ndihmën e vazhdueshme dhe të theksuar në luftën kundër agresionit. Bashkë me partnerët do ta mbrojmë Ukrainën”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)