Pamje nga qyteti Kherson ku u raportua për luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 13:45
Pamje nga qyteti Kherson ku u raportua për luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse

Në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, ushtria ruse pretendon se e ka marrë nën kontroll qytetin, por kryebashkiaku i saj thotë se ai ende mbahet nga forcat ukrainase.

Të mërkurën në mëngjes, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se trupat e saj kishin marrë kontrollin e plotë të Khersonit, një kryeqytet provincial me rreth një çerek milion banorë në frontin jugor.

Nëse pretendimet e ushtrisë ruse janë të vërteta, atëherë Kherson do të ishte qyteti i parë i madh në Ukrainë që do të kontrollohej nga forcat ruse deri më tani.

Luftime të ashpra janë raportuar gjatë natës në qytet, ku kryebashkiaku tha se forcat ruse kanë marrë kontrollin e stacionit hekurudhor dhe portit në orët e para të së mërkurës, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë automjete ushtarake ruse dhe ushtarë që patrullojnë nëpër rrugë.

Guvernatori rajonal i Kherson tha gjatë natës se qyteti është i rrethuar, nën zjarr dhe trupat ruse po plaçkisnin dyqanet dhe barnatoret.

Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, tha se luftimet në rrugë po vazhdojë në pjesën e portit. Ai tha të mërkurën në mëngjes se “qyteti nuk ka rënë, pala jonë vazhdon të mbrohet”.

(Kosova Sot Online)