Dita e shtatë e luftës në Ukrainë, krejt çka ka ndodhur sot

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 15:32
Dita e shtatë e luftës në Ukrainë, krejt çka ka ndodhur sot

Sot është dita e shtatë e luftës në Ukrainë. Më poshtë gjeni zhvillimet kryesore që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme.

Raportohet për luftime intensive në veri, lindje dhe jug të shtetit. Qyetet Harkiv dhe Herson janë më të shënjestruara nga artileria ruse.

Një raketë ka goditur selinë e policisë dhe ndërtesën universitare në Harkiv këtë mëngjes. Katër persona është raportuar të kenë vdekur.

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e Harkivit, por autoritetet lokale pretendojnë se qyteti është ende nën kontrollin ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po tenton të zhdukë historinë ukrainase dhe ka lavdëruar rezistencën e ushtrisë ukrainase.

Bashkimi Evropian ka larguar shtatë banka ruse nga sistemi global, SWIFT. Në mesin e tyre janë: VTB Bank, Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank, Sovcombank and VEB.

Kryeministri britanik, Boris Johnson është zotuar se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë presionin ekonomik ndaj Rusisë dhe do të mbështesë Ukrainën me armë dhe ndihmë humanitare.

Rreth 700,000 persona kanë ikur nga Ukraina. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë furnizime.

Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur dukshëm prej shpërthimit të luftës.

Atletët rusë dhe ata bjellorusë do të lejohen të garojnë në Lojërat Paralimpike në Pekin, mirëpo vetëm si neutralë.

(Kosova Sot Online)