Delegacioni rus është nisur drejt vendit ku mbahen bisedimet me palën ukrainase

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 16:25
Delegacioni rus është nisur drejt vendit ku mbahen bisedimet me palën ukrainase

Agjencia e lajmeve Reuters po raporton se delegacioni rus është nisur drejt vendit ku pritet të mbahen bisedimet me palën ukrainase. Reuters për takimin mes Rusisë dhe Ukrainës citon agjencinë e lajmeve të Bjellorusisë Belta.

Për një takim të mundshëm sot ka raportuar edhe mediumi britanik The Guardian.

Sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një delegacion rus do të jetë “në vend” të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën.

“Në gjysmën e dytë të ditës, afër mbrëmjes, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas”, ka thënë ai.

I pyetur për vendndodhjen e bisedimeve, Peskov u përgjigj:

“Nuk do ta shpall vendin para kohe”.

(Kosova Sot Online)