Franca u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 11:08
Franca u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Franca u bëri thirrje qytetarëve të saj të enjten që të largohen nga Rusia nëse prania e tyre atje “nuk është thelbësore”, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe mbylljes së hapësirës ajrore midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

“Në kontekstin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare, ne duhet të rrisim vigjilencën tonë”, shkroi Ministria e Jashtme në faqen e saj të internetit./rel

(Kosova Sot Online)