Deputetët e Kuvendit të Kosovës shprehin mbështetjen për Ukrainën

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 11:13
Deputetët e Kuvendit të Kosovës shprehin mbështetjen për Ukrainën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancën e rregullt plenare, në fillim të së cilës kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Deputetët thanë se “qëndrojnë me Ukrainën”, ndërsa u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të civilëve të vrarë ukrainas në një javë pushtim.

Në Kuvend është paraparë të diskutohet dhe miratohet një rezolutë për t’i kërkuar pesëshes së vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë.

(Kosova Sot Online)