Protestoi kundër luftës, regjimi i Putinit e arreston të moshuarën që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 11:55
Protestoi kundër luftës, regjimi i Putinit e arreston të moshuarën që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore

Policia e Rusisë e ka arrestuar të moshuarën Yelena Osipovan, një nga të mbijetuarit e rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo po protestonte në Shën Petersburg të mërkurën kundër luftës në Ukrainë, duke i mbajtur dy pankarta në duar.

Atë e kapën për ta arrestuar disa policë.

Osipova, e cila është e njohur jo vetëm për aktivizmin dhe artin e saj, por edhe për faktin se i mbijetoi rrethimit nazist të Leningradit si fëmijë, u pa duke mbajtur në duar pankarta ku përfshiheshin mesazhe që u bënin thirrje ushtarëve rusë t’i lenin armët.

Mijëra rusë janë arrestuar, në mesin e të cilëve edhe fëmijë që morën pjesë në protestat kundër pushtimit të Ukrainës. Në këtë situatë, diktatori rus, Vladimir Putin ua ka ndaluar edhe mediave të raportojnë për këtë luftë.

(Kosova Sot Online)