Lufta Ukrainë – Rusi në Detin e Zi, goditet me raketë anija e një shteti tjetër – vritet një person

  • e.. /
  • 03 March 2022 - 12:29
Lufta Ukrainë – Rusi në Detin e Zi, goditet me raketë anija e një shteti tjetër – vritet një person

Një raketë ose bombë e ka goditur një anije mallrash në pronësi të Bangladeshit në portin ukrainas Olvia të Detit të Zi, duke vrarë një nga anëtarët e ekuipazhit të saj, ndërsa po bëhen përpjekje për t’i shpëtuar të tjerët nga anija, tha të enjten pronari i anijes shtetërore, shkruan The Guardian.

“Anija u sulmua dhe një inxhinier u vra”, tha për Reuters Pijush Dutta, drejtor ekzekutiv i Bangladesh Shipping Corp.

“Nuk është e qartë nëse ishte bombë apo raketë apo cila anë e nisi sulmin. 28 anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të padëmtuar”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme.

Anija “Banglar Samriddhi” me flamurin e Bangladeshit ishte bllokuar në portin e Olvias pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt dhe është goditur nga një raketë, tha më herët një zyrtar i ministrisë së jashtme të Bangladeshit.

(Kosova Sot Online)