Zyrtarë të Ukrainës thonë se rusët e kanë rrethuar Mariupolin

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 12:30
Zyrtarë të Ukrainës thonë se rusët e kanë rrethuar Mariupolin

Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Herashchenko ka thënë të enjten se trupat ruse e kanë rrethuar portin jugor të qytetit të Mariupolit, shkruan The Guardian.

Ai tha se rusët po tentojnë që ta kthejnë këtë qytet në Leningrad.

“Okupatorët duan ta kthejnë atë në Leningrad të rrethuar,” tha ai, duke iu referuar rrethimit të qytetit të atëhershëm sovjetik nga Gjermania naziste, ku rreth 1.5 milionë njerëz vdiqën gjatë dy viteve të bllokadës. 

(Kosova Sot Online)