Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Edhe NATO i ka duart me gjak

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 13:31
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Edhe NATO i ka duart me gjak

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës thotë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend, duke iu referuar mosvendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Olha Stefanishyna u shpreh se “është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim”, raporton BBC.

Ajo shtoi se “Gjaku i atyre civilëve – duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një sulm nuk është vetëm në duart ruse”.

Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës.

Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar ta krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do ta përshkallëzonte luftën duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

(Kosova Sot Online)