Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor, i dyshuar për veprën penale “fajdeja”

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 14:04
Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor, i dyshuar për veprën penale “fajdeja”

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka arrestuar edhe një i pandehur E.D., (zyrtar policor)  i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri  në  ndriçimin e plotë të këtyre  çështjeve  penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. 

(Kosova Sot Online)