Taktika barbare ruse: Ushtria po bombardon hekurudhat dhe urat për të mos i lejuar ukrainasit të evakuohen

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 14:22
Taktika barbare ruse: Ushtria po bombardon hekurudhat dhe urat për të mos i lejuar ukrainasit të evakuohen

Ushtria ruse po vazhdon t’i bombardojë qytetet ukrainase tash e tetë ditë kur ka filluar agresioni. Forcat ruse s’po i lejojnë ukrainasit të evakuohen pasi po bombardon hekurudhat dhe urat.

Autoritetet lokale në qytetin Mariupol thonë se Rusia po ua ndërpren rrugët e evakuimit qytetarëve të Ukrainës duke bombarduar ura e hekurudha, shkruan The Guardian.

“Pushtuesit sistematikisht janë duke provuar që ta bllokojnë qytetin. Ky është gjenocid mbi popullin ukrainas”, ka thënë kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko.

Ushtarët rusë po i pengojnë autoritetet ukrainase që t’i evakuojnë edhe të lënduarit, fëmijët e gratë. Si pasojë e bombardimeve, janë ndërprerë furnizimet me ujë dhe ushqim.

(Kosova Sot Online)