Gjeorgjia aplikon për anëtarësim në BE me procedurë të shpejtë

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 15:14
Gjeorgjia aplikon për anëtarësim në BE me procedurë të shpejtë

Gjeorgjia ka aplikuar me procedurë të shpejtë për t’u bërë vend kandidat për anëtarësim me Bashkimin Europian, ka raportuar televizioni Nexta.

Ky vendim i përshpejtuar i Gjeorgjisë u nxit pas kontekstit të ri politik që krijoi fillimi i agresionit rus në Ukrainë meqë në plan kishte që aplikimin ta bënte në vitin 2024.

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës u bënë thirrje që të përshpejtojë hapat drejt procedurave për anëtarësim në BE dhe NATO. 

(Kosova Sot Online)