Agjencia për Informim dhe Privatësi e gjobit me 3 mijë euro Odën e Avokatëve, s’ofroi qasje në dokumente publike

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 15:19
Agjencia për Informim dhe Privatësi e gjobit me 3 mijë euro Odën e Avokatëve, s’ofroi qasje në dokumente publike

Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 3 mijë euro Odës së Avokatëve të Kosovës, meqenëse s’ka ofruar qasje në dokumente publike.

Në vendim thuhet se në rast të mospagesës së shqiptuar, Agjencia do të aplikojë procedurën përmbarimore.

“Në bazë të nenit 20, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 06/L-081për Qasje në Dokumente Publike, Agjencia ka pranuar një ankesë nga zsh. X. X., me nr. të protokollit 291, të datës 21.12.2021, të ushtruar ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës, për kufizimin e qasjes në kërkesën e parashtruar në këtë institucion publik, ndaj kërkesës së saj për qasje në dokumente publike…”, thuhet në vendim.

“Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur mund të paraqesë padi për kundërshtim në gjykatën kompetente për çështje administrative, brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga data në të cilën i është dorëzuar vendimi. Inicimi i konfliktit administrativ nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet tutje në vendim.

(Kosova Sot Online)