Njeriu që ia ka shkruar fjalimet, e zbërthen karakterin e Putinit

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 15:33
Njeriu që ia ka shkruar fjalimet, e zbërthen karakterin e Putinit

Abbas Gallyamov,  njeriu që ka shkruar fjalime plotë 3 vjet për Vladimir Putin, gjatë mandatit të parë të tij, e ka përshkruar shefin e Kremlinit si “të palogjikshëm dhe irracional”.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Gallyamov ka thënë se Putin ka pasur qëllim që  trupat ruse të hyjnë në kufi, ukrainasit të dorëzohen dhe Zelenskiy të largohet në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Sipas Gallyamov,   ideologjia e Putin është pasojë e faktit që ai kurrë s’ka dëgjuar asnjë kritikë nga këshilltarët që e rrethojnë.

“Ai është viktimë e sistemit të tij, të cilin e ka krijuar vetë” ka thënë Gallyamov.

(Kosova Sot Online)