Putin përplaset me Macronin gjatë bisedës së fundit në telefon

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 15:35
Putin përplaset me Macronin gjatë bisedës së fundit në telefon

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar sot një telefonatë gati 70 minutëshe mbi ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë.

Siç raporton BBC, Vladimir Putin, gjatë kësaj telefonate i ka thënë Macronit se s’ka qenë i kënaqur me fjalimin e këtij të fundit mbi ngjarjet e fundit pasi Macron e ka bërë përgjegjëse vetëm Rusinë dhe Putinin për fillimin e luftës në Ukrainë.

Përveç kësaj, Putin i ka thënë Macronit se çfarëdo përpjekje nga Ukraina për shtyrje të bisedimeve do të rezultojë me zgjatje të listës së kërkesave nga ana e Rusisë.

Derisa ka thënë se Rusia synon t’i shkojë luftës deri në fund, për atë që Putin e quan “demilitarizim të Ukrainës deri në kthim tek pozicioni neutral”.

(Kosova Sot Online)