Krejt çfarë dihet deri më tani për sulmin rus në centralin bërthamor në Ukrainë

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 08:22
Krejt çfarë dihet deri më tani për sulmin rus në centralin bërthamor në Ukrainë

Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit.  Më poshtë gjeni një përmbkledhje të krejt asaj se çfarë dihet deri më tani për sulmin rus në centralin bërthamor në Ukrainë.

Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.

U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.

Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian pas sulmit.

Zelensky tha se nëse vazhdojnë bombardimet, fatkeqësia mund të jetë më e madhe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.

Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione se aktualisht nuk ka rrezik të lartë nga rritja e nivelit të radioaktivitetit.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë.

(Kosova Sot Online)