Lexoni edhe:
Gjyqësori në bllokadë totale!
Shkruan: ANALISTI - Skënder Kapiti
Sot, Serbia është e dobët politikisht, demokratikisht dhe ka mbi supe krimet dhe gjenocidin që ka ushtruar mbi shqiptarët. Sot Kosova është shteti i dytë shqiptar,dhe një aventurë serbe kundër Kosovës, përkrah Kosovës do të jenë patjetër e para Shqipëria si dhe SHBA e NATO. Por së pari janë shqiptarët e Kosovës ata që do ta mbrojnë vetë Kosovën , dhe prandaj Kosova duhet të jetë në NATO dhe të armatoset për t’u mbrojtur. Serbia e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luftosh me shqiptarët e armatosur, sepse e panë serbët se kush janë shqiptarët edhe në përballje me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ashtu sikurse kurrë Serbia nuk arriti që ta nënshtronte Kosovën.
Këtë unë e kam shkruar që me 11 Qershor 2021 në një shkrim me titull “Kosova duhet të armatoset”. Tashmë Kosova është shtet i cili kërkon të anëtarësohet dhe në OKB , edhe në BE, por cila është arsyeja se perse Kosova nuk është akoma anëtare e NATO-s ?! Nuk e di se përse BE nuk ka bërë akoma liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe nuk dihen as arsyet se përse as shtetet anëtare të NATO- s nuk e kanë anëtarësuar akoma Kosovën në NATO, pasi NATO dhe UÇK e çliruan Kosovën, dhe NATO dhe BE janë në Kosovë prej 12 Qershorit 1999, pra prej 22 vitesh. Kjo do të thotë se de fakto Kosova është në NATO, dhe i takon NATO-s që ta armatosë ushtrinë e Kosovës me armatim të cilin e ka vetë ushtria e NATO-s.
Gjyqësori në bllokadë totale!Lexoni edhe:
Pra, Kosova duhet të armatoset ashtu si të gjitha shtetet e pavarura dhe sovrane dhe ashtu sikurse edhe shtetet e NATO-s. NATO duhet ta armatosë Kosovën për arsye se Kosova është nën kërcënimin e Serbisë e cila armatoset për ditë me armët më moderne nga Kina e sidomos nga Rusia. Armatosja e Kosovës është e domosdoshme pasi shqiptarët e Kosovës duhet që vetë ta mbrojnë Kosovën së pari, dhe mbështetja e garantimi i NATO-s për sovranitetin e shtetit e Kosovës të kalojë në plan të dytë, ashtu sikurse edhe e kanë këtë të gjitha shtetet, edhe ato anëtare të NATO-s.
Kosova duhet të armatoset pasi kjo do t’i tregonte aventurierëve shovinistë të Beogradit se në rast se atyre u gënjehet mendja për të pushtuar Kosovën, lufta tashmë nuk do të bëhet vetëm në Kosovë por edhe në Serbi, dhe nuk kërcënohet vetëm Kosova por një aventurë luftarake serbe do të jetë fatale për vetë Serbinë, pasi sot nuk është koha e shekujve të 19-të dhe as e 20-tw , kur Serbia ishte e fortë ushtarakisht përballë shqiptarëve të paarmatosur; nuk jemi sot në kohët e shkuara kur Serbia kishte mbështetje Rusinë dhe gjithë Evropën prej ndihmës të të cilave Serbia e mbajti koloni të saj Kosovën një shekull. Sot, Serbia është e dobët politikisht, demokratikisht dhe ka mbi supe krimet dhe gjenocidin që ka ushtruar mbi shqiptarët.
Sot Kosova është shteti i dytë shqiptar, dhe një aventurë serbe kundër Kosovës, përkrah Kosovës do të jenë patjetër e para Shqipëria si dhe SHBA e NATO. Por së pari janë shqiptarët e Kosovës ata që do ta mbrojnë vetë Kosovën , dhe prandaj Kosova duhet të jetë në NATO dhe të armatoset për t’u mbrojtur. Serbia e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luftosh me shqiptarët e armatosur, sepse e panë serbët se kush janë shqiptarët edhe në përballje me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ashtu sikurse kurrë Serbia nuk arriti që ta nënshtronte Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".