Bie numri i pacientëve që po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 10:59
Bie numri i pacientëve që po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 21 pacientë të konfirmuar me Covid-19, në QKUK dhe spitale të përgjithshme.

Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë.

Në trajtim janë edhe 15 pacientë të shëruar nga Coronavirusi.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Po trajtohen 21 pacientë të konfirmuar me Covid-19

21 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë po marrin trajtim në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës,  15 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 17 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

(Kosova Sot Online)