Përplaset keq rreth Ukrainës, gazetari indian bëhet viral pasi ngatërron mysafirët

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 12:31
Përplaset keq rreth Ukrainës, gazetari indian bëhet viral pasi ngatërron mysafirët

Një gazetar televiziv nga India, Rahul Shivshakar, është bër viral në “twitter”, pasi gjatë një lidhje direkte me dy mysafirë, i  kishte ngatërruar ata.

Për më keq, Shivshakar tensionohet dhe replikon ashpër me kryeredaktorin e gazetës ukrainase “Kyiv Post”, Bohdan Nahaylo, rreth situatës në Ukrainë, e të cilin gjatë gjithë përplasjes i drejtohet me emër të mysafirit tjetër nga instituti “Ron Paul”, Daniel Mc Adams.

Ky i fundit pas gjithë përplasjes në mes të Shivshakar dhe Nahaylo, reagon me habi dhe thotë se nuk po e kupton arsyen pse po i bërtet meq nuk e kishte thënë ende asnjë fjalë.

Shivshakar pastaj i thotë se “e kam me z.Adams dhe jo me ju”.

Pas kësaj, Adams ia sqaron gazetarit se është duke u përplasur me kryeredaktorin e Kyiv Post, Bohdan Nahaylo dhe se vetë është Daniel Mc Adams.

Pas kësaj, Shivashkar ndalet dhe kërkon falje që i kishte ngatërruar.

(Kosova Sot Online)