‘Të suspendohen nga puna ata që e përgatitën skenarin e bllokimit të punës në administratën e drejtësisë’

‘Të suspendohen nga puna ata që e përgatitën skenarin e bllokimit të punës në administratën e drejtësisë’
‘Të suspendohen nga puna ata që e përgatitën skenarin e bllokimit të punës në administratën e drejtësisë’

Hasan Preteni

  • 04 March 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Me sukses ja dolëm luftës me pandeminë, personeli shëndetësor, me pagat më të vogla, janë meritorët më të mëdhenj për këtë. Kontribuoj shumë edhe policia dhe strukturat tjera shtetërore. Tani ata që nuk kontribuuan fare në këtë kohë pandemie, më shumë ndejën në shtëpi se në punë, po kërkojnë privilegje. Praktika që për mos punë të paguhen, kjo praktikë duhet të ndërpritet. Shteti duhet të reflektoj menjëherë dhe fuqishëm.

Koincidencë apo e planifikuar? Në ditën kur Kryesuesi i KGJK-se premton që nga 1 Marsi do të fillojnë të zgjidhen nga 1000 lëndë civile në ditë, po atë ditë administrata fillon grevën. Kjo është një situatë tepër e rëndë për të besuar se ka qenë e rastësishme. Administrata në kohen kur pritet të procedohet Ligji për Paga, që do procedohet gjatë muajit, ata e bllokojnë punën pa paralajmërim. Kërkesat e tyre janë jashtë çfarëdo logjike dhe realiteti.

Paga të majme, pagesa për udhëtim,pagesa për ushqim dhe shumë kërkesa tjera të pa justifikueshme. Kjo është sabotim i punës,i institucioneve dhe shtetit në tërësi. Kjo është e pa pranueshme. Qeveria duhet të veproj menjëherë që të gjithë ata që e përgatitën dhe që janë përgjegjës për këtë,të suspendohen nga puna dhe të mirën masat tjera ligjore. Pushteti i "tretë" qe 22 vite ka qenë më i privilegjuari,aty ka pasur gjithçka vetëm punë dhe rezultate të punës jo. Është edhe momenti i mirë që të merren të gjitha masat që të ndryshohet organizimi administrativ i të gjithë mekanizmave të drejtësisë, me theks të veçantë në administratën e gjyqësorit. Me sukses ja dolëm luftës me pandeminë, personeli shëndetësor, me pagat më të vogla, janë meritorët më të mëdhenj për këtë. Kontribuoj shumë edhe policia dhe strukturat tjera shtetërore. Tani ata që nuk kontribuuan fare në këtë kohë pandemie, më shumë ndejën në shtëpi se në punë, po kërkojnë privilegje. Praktika që për mos punë të paguhen, kjo praktikë duhet të ndërpritet. Shteti duhet të reflektoj menjëherë dhe fuqishëm

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"