Nga sot rikthehet moti dimëror, kështu do të jenë temperaturat

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 08:26
Nga sot rikthehet moti dimëror, kështu do të jenë temperaturat

Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë do të rikthehet sërish moti dimëror, me borë dhe shi.Pas një moti relativisht më stabil, në këto dy ditët e fundit, në fundjavë sërish rikthehet moti dimëror, me ç’rast priten edhe të reshura bore, në vise të ulëta gjatë ditës të përziera edhe me shi. Javën e ardhshme acari polar nga verilindja e kontinentit zbarkon edhe mbi vendin tonë, ku zbret ndjeshëm temperaturat, edhe ato maksimale.  Kohëpaskohe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore.Në ditët e fundjavës, pritet një përmirësim i gjendjes me cilësinë e ajrit. 

Qarkullimi i mirë ajror edhe mban ndotësit ajror më të shpërndarë.  Indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme, por edhe të mira, sidomos ditën e diel.  Vetëm orëve të mbrëmjes, në vende ku nuk do të ketë qarkullim të mirë ajror, vlerat kalojnë edhe në të dobëta dhe shumë të dobëta.

5.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët. Pasdite priten reshje shiu dhe bore, që me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje bore.

6.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, që gjatë ditës në vise të ulëta përzien edhe me reshje shiu.

7.03 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.  Kohëpaskohe priten të reshura shiu dhe bore, derisa gjatë mbrëmjes të shndërrohen në borë.

8.03 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

9.03 – Shumë ftohtë, vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Herë herë me reshje lokale bore.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.  Minimalet në fundjavë zbresin deri në -2 e 0C, e javën e ardhshme edhe deri në -4C e -7C. Rënie pësojnë edhe maksimalet në 3C e 4C në fundjavë, e ditën e martë edhe në 0C. Erërat do të fryjnë të lehta dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online )