Policia jep detaje për aksidentin në autostradë ku vdiq një femër

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 11:45
Policia jep detaje për aksidentin në autostradë ku vdiq një femër

Policia e Kosovës ka njoftuar për aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi” ku vdiq  një grua.

Sipas policisë, pasi vetura doli nga rruga është rrokullisur.

Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur vozitja e automjetit.

“Autostrada “Arben Xhaferi”, KM 29 Ferizaj – Prishtinë (NN) 04.03.2022 – 13:15. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)