Nga nesër, Ukraina do të importojë gaz nga Polonia

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 11:51
Nga nesër, Ukraina do të importojë gaz nga Polonia

Sistemi operativ shtetëror i gazit në Ukrainë ka deklaruar se nga nesër do të importojë gaz nga Polonia, shkruan Reuters.

Operatorët ukrainas dhe polakë janë pajtuar për për futjen e kapacitetit të garantuar për importet e gazit dhe “kjo lejon importin fizik të gazit nga Polonia, duke përfshirë nga terminali LNG, në bazë të garantuar”, tha kompania ukrainase.

Ukraina, një nga konsumatorët më të mëdhenj të gazit në Evropë, nuk ka importuar gaz nga Rusia që nga viti 2015 dhe e blen atë në Evropë.

(Kosova Sot Online)