Krasniqi: Epopeja e UÇK-së manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 12:53
Krasniqi: Epopeja e UÇK-së manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë kur kujtohet me krenari e përulje lavdinë dhe sakrificën e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Krasniqi në një postim në “Facebook”, ka thënë se Epopeja e UÇK-së e dëshmon më së miri rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“5, 6 dhe 7 marsi janë data kapitale në historinë tonë kombëtare, tri ditë ku ne kujtojmë me krenari e përulje, lavdinë dhe sakrificën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.  “Epopeja e UÇK-së”, manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, ndërsa këtë Epope më së miri e manifeston fjala e përndritur e komandantit legjendar: “Besa-Besë….vetëm një vdekje se tjetër s’ka dhe një fjalë e mirë””, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

5, 6 dhe 7 marsi janë data kapitale në historinë tonë kombëtare, tri ditë ku ne kujtojmë me krenari e përulje, lavdinë dhe sakrificën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Epopeja e UÇK-së”, manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, ndërsa këtë Epope më së miri e manifeston fjala e përndritur e komandantit legjendar: “Besa-Besë….vetëm një vdekje se tjetër s’ka dhe një fjalë e mirë”.

Epopeja e UÇK-së, shënon ditët e krenarisë, bashkimit, por edhe dhembjes së madhe të popullit tonë.  Në tri ditët e heroizmit të familjes Jashari, në Prekaz, në altarin e lirisë ranë 59 dëshmorë, në mesin e tyre 10 fëmijë, – duke u bërë dritë e përhershme për  Kosovën dhe themel i shtetit tonë të lirë e të pavarur.

Me amanetin e tyre në zemër, obligimi dhe detyra e jonë e përhershme është ndërtimi i një shteti të zhvilluar e demokratik, që materializon lirinë, barazinë e perspektivën për të sotmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve tanë.

Lavdi!

(Kosova Sot Online)