Gjenden të vdekura nuse dhe vjehrrë në banesë

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 16:36
 Gjenden të vdekura nuse dhe vjehrrë në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll ku kanë humbur jetën 2 gra. Policia bën me dije se rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.

Mësohet se viktimat janë nuse dhe vjehrre dhe jetonin te dyja bashkë.

Dyshohet se ne banesën e tyre autori ka hyre për te vjedhur dhe me pas është përleshur e ka dhunuar për vdekje gratë.

Informacion paraprak

Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)