Haradinaj: Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 17:58
Haradinaj: Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Haradinaj ka thënë se situata është serioze, teksa ka shtuar se aplikimi për anëtarësim duhet bëhet sa nuk është bërë vonë.

“Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.  Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO.  Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh!  Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)