Shoferi kosovar rrëshqet me autobus dhe bie në një kanal në Austri

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 08:22
Shoferi kosovar rrëshqet me autobus dhe bie në një kanal në Austri

Të dielën në mëngjes, njësia e emergjencës u njoftuan për një aksident trafiku në Fraham (qarku Eferding) në Austri. Një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rrëshqitur në një gropë të vogël, shkruan albinfo.at

“Një kosovar 48-vjeçar nga Wels me datën 6 mars rreth orës 11:45 po qarkullonte me autobus nga Eferding drejt Wels-it. Në autobus ishte një pasagjer, një 21-vjeçar nga qarku i Grieskirchen. Në Fraham, në zonën Aumühle, në B134 Wallerner Strasse, 48-vjeçari devijoi rrugën gjatë një kthese të lehtë duke prekur me gomën e përparme të djathtë pjesën shtesë të rrugës. Ai u mundua të tërheq drejtimin në të mjaftë, por nuk mundi ta pengonte pa dal nga rruga në të cilën ngiste autobusin. Meqë nuk arriti ta kontrollonte autobusin, ai ka rënë në një kanal. Dy zjarrfikëse siguruan vendin e aksidentit dhe e pastruan. Rikuperimi i automjetit është kryer me dy vinça special”, raporton policia austriake.

Mësohet se udhëtari dhe shoferi kanë shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

(Kosova Sot Online)