E keqtrajtoi djalin e tij 12-vjeçar, arrestohet burri nga Podujeva

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 09:57
E keqtrajtoi djalin e tij 12-vjeçar, arrestohet burri nga Podujeva

Një burrë nga Podujeva është arrestuar dje pasi kishte keqtrajtuar djalin e tij 12-vjeçar.

Sipas raportit 24 orësh, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KEQTRAJTIMI APO BRAKTISJA E FËMIJËVE- Podujevë, 06.03.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)