Edhe Britania po e konsideron ndalimin e importit të naftës nga Rusia

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 12:21
Edhe Britania po e konsideron ndalimin e importit të naftës nga Rusia

SHBA-ja po e konsideron seriozisht ndalimin e importit të naftës nga Rusia. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha së fundi se Washingroni dhe Europa po e shqyrtojnë këtë ide.

Masën e bojkotimit të naftës nga Rusia, të cilën ia kërkoi Perëndimit edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, po e konsideron edhe Britania e Madhe.

Siç shkruan The Guardian, ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Europën, James Cleverly ka thënë se edhe Britania po e konsideron ndalimin e importit të naftës nga Rusia.

“Gjithsesi ne importojmë shumë, shumë pak hidrokarbure ruse. Pra, kjo është diçka që ne sigurisht do ta konsiderojmë”, tha Cleverly për Times Radio.

(Kosova Sot Online)