Osmani: Diktatori Putin duhet të japë përgjegjësi për krimet e luftës

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 13:42
Osmani: Diktatori Putin duhet të japë përgjegjësi për krimet e luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në protestën e organizuar në Prishtinë në përkrahje të Ukrainës.

Ajo në një fjalë rasti për mediat e ka quajtur liderin e Rusisë, Vladimir Putin si diktator.

Osmani ka vazhduar duke thënë se: “Sikurse në Kosovë në vitin ’99, edhe në Ukrainë në vitin ’22, do të triumfojë liria dhe demokracia”.

E para e shtetit ka rikujtuar që disa ditë më parë në Kuvendin e Kosovës është miratuar një rezolutë, që dënon agresionin rus, si një solidarizim me Ukrainën.

Gjithashtu Osmani ka thënë se: “Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapaictetet tona për të pritur refugjatët ukrainas, po edhe gazetarë të Ukrainës, të cilëve edhe do u jipet mundësia të punojnë e raportojnë nga Kosova”.

Ajo ka shtuar se, i kanë lajmërurar shtetet tjera që Kosova do të bëjë gjithçka që është brenda kapaciteteve të saja, në mënyrë që tu ofrohet mikëpritje atyre që vijnë nga Ukraina.

E pyetur nëse ka kontaktuar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Osmani tha: “Janë një numër i vogël i liderëve botëror që kanë kontaktuar direkt me Zelenskyn. Por ne kemi kontaktuar me ambasadat e Ukrainës, për t’u ofruar ndihmën që mund të ua japim. Ata janë të vetëdijshëm për masat që ka marrë Kosova në përkrhaje të tyre, dhe po ashtu janë të vetëdishëm se cili shtet në rajonin tonë është në  krah të Rusisë, dhe ai shtet është Serbia”

(Kosova Sot Online)